Fini: Maskara kush shan emigrantet

21/11/2009 21:05

Emigranteve ne Itali nuk mund t’iu mohohet e drejta per te marre pjese ne votime. I ketij mendimi eshte kryetari i Dhomes se deputeteve te Parlamentit italian, Gianfranco Fini, i cili nuk druhet ne perdorimin e fjaleve te renda per ata qe e mendojne ndryshe.

Ne nje takim me nje grup te rinjsh te huaj, Fini i ka quajtur “maskarenj” ata qe shpesh here dalin kunder te huajve.

“Ndonjehere ju rendon fakti qe jeni ketu? Apo ka ndonje maskara qe thote ndonje fjale te tepert? E perdor kete term sepse nese dikush thote se jeni ndryshe, fjalen e piste e meriton”, u eshte drejtuar Fini te rinjve.

Por kaq eshte dashur dhe ne vendin fqinj kane shperthyer polemikat. Roberto Calderoli, nje nga ministrat e kabinetit Berlusconi ka deklaruar se maskara eshte ai qe mashtron emigrantet.

“Fini ka plotesisht te drejte t’i thote maskara atyre qe thone se te huajt jane ndryshe. Por jane po aq maskarenj ata qe emigrantet i mashtrojne”, ka pohuar Calderoli.

Sipas tij, eshte nje maskarallek t’u thuash emigranteve se, “vendi yne eshte vendi i mireqenies dhe se ka vende pune per te gjithe, ne nje moment kur vende pune nuk ka per vendasit”.

Top Channel