Afganistani, Obama shpreson tek aleatet

21/11/2009 16:35

Administrata e presidentit amerikan synon te fitoje nje mbeshtetje prej 7 mije trupash nga aleatet e NATO-s per Afganistanin.

Lajmin e ben te ditur “Wall Street Journal”, sipas te ciles negociatat mes paleve jane ne zhvillim e siper.

Shifrat e Aleances se Atlantikut te veriut variojne nga 3 mije ne 7 mije njesi, te cilat do te bashkohen me ato amerikane qe shkojne deri ne 35 mije.

Nje vendim konkret nga presidenti amerikan Barack Obama pritet te merret pas festes se Dites se Falenderimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA