30 vjet ne sherbim te Havana-s

21/11/2009 10:35

Lufta e Ftohte qe zgjati rreth 40 vjet, ndertoi nje rrjet te sofistikuar spiunazhi ndermjet dy blloqeve kryesore, perendimit dhe lindjes.

Por nuk kane qene te pakte ata qe nuk perqafonin punen e qeverise se tyre, duke tradhetuar kombin. Tashme qe konfilkti mes Kubes dhe SHBA-se eshte zbehur, vazhdojne te dalin ne shesh sekretet e nje kohe kur Uashingtoni dhe Havana mbanin qendrime diametralisht te kunderta.

Nje cift pleqsh, 71 dhe 72 vjec kane konfirmuar para gjykatesit ne Uashington se kane spiunuar ne favor te Kubes per rreth 30 vjet. Burri ka pranuar t’i kaloje ditet e mbetura te jetes ne burg ne kembim te nje denimi 3 deri ne 6 vjet per bashkeshorten. Hetuesit bejne me dije se cifti u rekrutua disa dekada me pare ne Dakotan e Jugut nga nje agjent kubanez qe ishte njohur me Myers kur ai punonte ne Departamentin e Shtetit.

“Per 30 vjet cifti tradhetoi besimin e Amerikes duke i dhene dokumente sekrete qeverise kubaneze”, tha ne nje deklarate per shtyp David Kris i Departamenit te Drejtesise.     

Top Channel