Truri dhe gjaku i Duces, ne eBay

20/11/2009 14:25

Gjaku dhe truri i Benito Mussolini-t eshte vene ne shitje ne eBay, site-n online te ankandeve.

Keshtu pretendon mbesa e Duces, Alessandra Mussolini e cila ka dorezuar denoncimin ne polici.

‘Materiali ishte i ruajtur ne polikliniken e Milanos qe prej dites se autopsise. Kjo eshte shume e rende”, tha Mussolini.

Mbesa e Duces, e cila sot eshte deputete ne Itali thote se eshte njoftuar kete mengjes se ne eBay jane shitur per 15 mije euro pjese te trurit dhe gjakut te ish-diktatorit.

Top Channel