Spiunet kineze po vjedhin informacione me agresivitet per te ndertuar pushtetin ushtarak dhe ekonomik te Kines.
Lajmin e ka bere te ditur nje panel keshilltaresh amerikane, te cilet i kane bere thirrje Kongresit amerikan qe te sigurohet qe vendi te jete i mbrojtur nga spiunazhi kinez.
Lajmi per kete nisme te Pekinit zyrtar u publikua gjate diteve qe presidenti amerikan Barack Obama po vizitonte Kinen.
Nje zedhenes i ambasades kineze ne Uashington ka hedhur poshte deklaratat e panelit, duke i cilesuar ato si te pabaza dhe te papergjegjshme.
Relacioni, i cili thote se rrjeti kinez i spiunazhit eshte intensifikuar dhe eshte bere me i sofistikuar, eshte hartuar nga Komisioni amerikano-kinez per Mbikeqyrjen e Sigurise.
“Kina po ndryshon menyrat se si duhet te behet spiunazhi”, ka deklaruar Carolyn Bartholomew, e cila ka qene drejtuese e ketij komisioni.
Top Channel