Golloborda e re ne mes te Tiranes

20/11/2009 18:55

Ne nje shoqeri e cila sa vjen dhe behet me egoiste ka ende bashkesi njerezish te cilet bejne cmos per te qendruar sa me larg ketij efekti gerryes i cili po ftoh qeniet njerezore.

Nje shembull i tille ekziston. Nje grupim njerezish kane arritur te ruajne te plote fshatin e tyre te origjines dhe e kane rindertuar ate te pacenuar fare prane qendres se Tiranes. Lagjia ku pjesetaret e minoritetit serb te Gollobordes kane ndertuar nga e para fshatrat e tyre, quhet Kodra e Priftit.

Cdo lagje ka emrin e fshatit te origjines. Hamdi Kurti, banor ne njeren nga lagjiet na shoqeron ne Golloborden e Re. Ai thote se kjo eshte lagjia Stebleve pasi keshtu e ka edhe fshati nga jane banoret e saj. “Ketu ka rreth 20 shtepi, pa as nje lloj perzierje, qe jane te gjitha nga Stebleva”, pohon Hamdiu. Stebleva eshte njera nga lagjet-fshat qe gollobardasit kane krijuar ne Tirane. Ata kane edhe te tjera berthama identiteti, te ruajtura po kaq mire. Hamdiu na shoqeron ne lagjen-fshat Ostren.

Ai thote se ne kete lagje jane rreth 15 shtepi te cilat jane nga i njejti fshat dhe qe nuk jane te perziera. Keto jane vetem dy nga lagjet-fshat te cilat mund te cilesohen te pastra, pasi ekziston edhe Golloborda mikse. Puna ne krijimin e Gollobordes qytet nuk perfundon ketu. Ne keto lagjie, gollobordasit ruajne te forte dialektin e tyre me origjine sllave. Por si kane arritur keta njerez te jene bashke, madje deri aty sa te mos nderrojne edhe komshiun qe kane pasur ne fshat?

“Kjo ka te beje me unitetin qe kemi pasur ne fshat, me faktin qe nuk kemi pasur hasmeri dhe  kjo bere qe te ruajme miqesine duke mos pranuar te ngaterrohemi me persona te tjere”, shprehet Iljaz Tamizi. Gollobordasit e Tiranes jane njerez qe pelqejne te mos ngaterrohen me grupime te tjera te popullates, por ata njihen si njerez te paqem.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA