Britani, deme dhe te humbur nga permbytjet

20/11/2009 12:55

Skuadrat e shpetimit ne Britani jane vene ne kerkim te nje agjenti policie, i cili u konsiderua i zhdukur pasi permbytjet perfshine dhe shemben nje ure te madhe ne Kumbria.

Ndersa ne Kokermauth, mbi 200 persona u shpetuan nga skuadrat e nderhyrjes se shpejte me helikoptere dhe varka, pasi ne shtepite e tyre vershuan ujerat.

Autoritetet britanike kane deklaruar se permbytjet ne fjale perbejne nje rast te paprecedent. Ndersa kryeministri Gordon Brown tha se, “mendja jone eshte tek banoret e zonave te prekura”.

Policia ne Kumbria ka marre nje numer te larte telefonatash per njerez te humbur dhe mbi 1200 persona mbeten pa elektricitet gjate nates.

Ne qendren e Kokermauth niveli i ujit shkoi mbi 2.5 metra dhe ne operacionet e shpetimit mori pjese edhe ushtria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA