Qeveria japoneze ka paralajmeruar se deflacioni eshte rikthyer ne ekonomine e vendit aziatik, per here te pare qe prej vitit 2006.
Zyra e kabinetit qeveritar ka deklaruar se renia e cmimeve mund te demtoje rimekembjen e ekonomise, e cila doli nga recesioni ne tremujorin e dyte te vitit.
Njoftimi i qeverise vjen ne nje moment kur Banka Qendrore e Japonise i ka mbajtur normat e interesit te ngritura ne 0.1 perqind.
Institucioni ne fjale thote se ekonomia japoneze vazhdon te ndihmohet nga masat politike te ndermarra brenda dhe jashte vendit.
Ekonomia e vendit aziatik u rrit me 4.8 perqind ne periudhen korrik-shtator, qe eshte edhe tremujori i dyte rresht kur pesoi ngritje.
Qeveria e Tokios ka deklaruar permes nje komunikate per shtyp, se Japonia ndodhet ne nje situate te bute deflacioni.
Burime prane kabinetit qeveritar kane deklaruar se ekzekutivi do te punoje me BQJ per te frenuar situaten, por deri tani nuk jane hartuar plane konkrete.
Top Channel