Ashton: Jam me e mira per postin ne BE

20/11/2009 13:15

Baronesha Catherine Ashton, e sapozgjedhur shefe e Ceshtjeve te Jashtme te BE, ka hedhur poshte kritikat e bera ndaj saj se nuk ka eksperience te mjaftueshme per kete detyre.

“Jam personi me i mire per kete detyre”, ka deklaruar Ashton per BBC, pas zerave se ajo nuk do te kete shume peshe si ministre e Jashtme e BE-se.

Ashton, ish-komisionere per Tregtine ne BE, ka theksuar se ajo gezon mbeshtetjen e disa lidereve evropiane, si dhe ka shprehur synimet e saj me marrjen e postit te ri.

“Gjate muajve dhe viteve te ardhshem une synoj te tregoj se jam personi me i mire per kete detyre. Une jam e bindur se disa persona e mendojne kete gje dhe me zgjodhen mua sepse jam me te vertete me e mira”, ka pohuar Ashton.

Te njejtat gjera u thane edhe per presidentin e pare te BE, Herman van Rompuy, i cili sipas analisteve ka nje profil te ulet nderkombetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA