Lufte gripit te derrit me qepe dhe hudhra

19/11/2009 14:25

Ushtria e Moldavise ka shtuar sasine e qepes dhe hudhres ne menute e ushtarakeve me qellim luftimin e gripit te derrit.

Nje perfaqesues i Ministrise se Mbrojtjes, koloneli Sergiu Vasislita ka deklaruar se ne dieten e cdo ushtaraku do te shtohet 25 grame qepe dhe 15 grame hudhra.

Qepa dhe hudhra jane ushqime tradicionale ne Moldavi dhe besohet se keto ushqime ndikojne ne forcimin e sistemit imunitar.

Deri tani 24 ushtarake jane prekur nga gripi i derrit ne dy javet e shkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA