Klinton: Rizgjedhja e Karzait moment kritik
19/11/2009 02:10
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton e ka cilesuar marrjen e mandatit te dyte prej presidentit afgan, Hamid Karzai si nje “moment kritik” per Afganistanin.
“Ne e dime qe kjo eshte pika e ktheses ndaj deshirojme te mbetemi partnere me popullin afgan dhe qeverine afgane”, ka deklaruar Klinton pas takimit me ambasadorin amerikan ne Kabul.
Klinton ndodhet per nje vizite ne Afganistan ku ka patur edhe nje takim me presidentin afgan, Hamid Karzai.
Top Channel