Karzai merr detyren e presidentit

19/11/2009 10:20

Hamid Karzai mori zyrtarisht mandatin e dyte si President i Afganistanit.

Ne ceremonine e organizuar ne Kabul ishin te pranishem, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton dhe presidenti i Pakistanit, Asi Ali Zardari.

Ne prag te inagurimit te Presidentit te ri, Klinton tha se vendi eshte ne nje moment kritik.

“Kjo eshte nje mundesi per zotin Karzai-nenvizoi ajo- per te treguar se do te ndryshoje jeten e afganeve”.

Rruget e Kabulit ishin thuajse te zbrazta, pasi forcat e sigurise kishin ngritur postblloqe. Analistet thone se vete prania e Zonjes Klinton eshte nje mbeshtetje e forte per Karzain.

Associated Press citon nje zyrtar qe kishte pare, diskutimin e Presidentit. Sipas tij, Karzai do te beje thirrje qe ndihma t’i jepet direkt qeverise dhe mos kaloje permes organizatave nderkombetare.

Ai gjithashtu do t’u beje thirrje militanteve te ulin armet dhe te bashkepunojne me forcat e sigurise afgane, cka do te coje ne largimin e ushtareve te huaj nga vendi.

Administrata amerikane po diskuton per dergimin e trupave shtese ne Afganistan. Presidenti Obama tha se eshte shume prane marrjes se nje vendimit.

Karzai u shpall presidenti i vendit pas terhqjes se kundershtarit te tij nga balotazhi me argumenti se raundi i pare ishte i manipuluar.

Top Channel