Itali, arrestohet killeri i videos “shock”

19/11/2009 18:45

Policia italiane e qytetit te Napolit ka arrestuar sot vrasesin e filmuar nga kamerat, pamjet e te cilave bene xhiron e botes.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave killeri eshte nje 27 vjecar i njohur nga forcat e rendit si shperndares droge.

Sipas burimeve, ai u identifikua fale nje telefonate spiune te bere ne polici nga nje anetar i nje klani mafioz qe vepron ne lagjen e Sekondilianos, ne qytetin jugor te vendit fqinj.

27 vjecari shfaqet ne video teksa qellon me pistolete pas koke nje person tjeter me gjakftohtesine me te madhe dhe pastaj largohet nga vendi i ngjarjes sikur nuk kishte bere asgje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA