Villa Certoza, sheiket ofrojne 450 mln dollare

18/11/2009 10:30

Villa Certosa eshte kthyer serish ne qender te vemendjes, por kete here jo per skandalet e panumerta te kryeministrit italian Silvio Berluskoni me femrat.

Ndoshta keto skandale kane rezultuar nje reklame e suksesshme per vilen e manjatit italian, sepse sipas zerave te fundit, Berluskoni ka marre nje oferte prej 450 milione eurosh, me e madhja ne te gjithe boten e ofruar per nje vile.

Familja Al Nayhan qe mbreteron ne Emiratet e Bashkuara Arabe eshte magjepsur nga madheshtia e nderteses ne ishullin e Sardenjes, aq sa eshte e gatshme te derdhe shumen stratosferike per te blere vilen. Shitja rekord mund te finalizohet gjate vizites se Berluskonit ne Abu Dhabi gjate diteve te ardhshme ku do takohet me sheikun Khali¬fa bin Zayed bin Sultan Al Nahayan.

Claudio Giuntoli eshte njeriu qe po merret me detajet e shitjes. “Nuk mund as ta konfirmoj dhe as te pergenjeshtroj. Po punoj me seriozitet te madh per kete gje”, shprehet Giuntoli. Sipas revistes “Forbes”, familja Al Nahayan ka nje pasuri rreth 23 miliarde dollare dhe ndodhet ne vendin e 20-te te renditjes boterore.

FOTO GALERI
1/3
Banesa e skandaleve mund te thyeje cdo rekord

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA