Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner tha se ekonomia globale nuk duhet te mbeshtetet me tek konsumatoret amerikane per te nxitur rritjen.
Gjate nje seance para Komisionit te Senatit Amerikan per Mardheniet me Jashte, ai nenvizoi se per te menjanuar krizen te ardhshme, vendet duhet te punojne sebashku per te ribalancuar ekonomine globale.
Ne thirrjen drejtuar vendeve te tjera per te realizuar pjesen qe u takon, Sekretari amerikan i Thesarit e veçoi Kinen ku presidenti Obama po zhvillon bisedime kete jave. “Kina duhet te ndermarre hapa larg eksporteve te teperta, drejt rritjes ekonomike te bazuar ne konsumin e brendshem.”
Gajtner theksoi se ky qendrim ndahet gjeresisht me vendet e G-20. Ai gjithashtu tha se Fondi Monetar Nderkombetar duhet te jete ne qender per te ndihmuar vendet qe te adaptojne politika ekonomike, te cilat inkurajojne nje rritje ekonomike globale me te balancuar.
Top Channel