Portugali, hajduti ngelet ne dritaren e supermarketit

18/11/2009 09:20

Nuk mund te thuhet se plani ka shkuar sipas parashikimeve per nje hajdut ne Portugali, i cili eshte bllokuar ne piken ku ndoshta as nuk e kishte shkuar ne mendje.

Gjate tentatives per te vjedhur nje supermarket ne Loule, nje 22 vjecar ka ngelur ne dritare gjate hyrjes, duke kerkuar madje edhe ndihmen e policise e zjarrefikesve. Pasi e kane liruar nga dritarja, policet e kane dorezuar hajdutin e pafat ne rajonin me te afert.

Sipas shefit te policise, i riu ngeli i bllokuar per rreth 11 ore, duke hequr madje edhe pantallonat por pa arritur te hyje nga dritarja. “Ndodh qe keqberesit te hyjne nga dritarja dhe me pas te mos dalin dot me, por kjo gje eshte vertet e rralle”, shprehet kryepolici.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA