
Lideri i partise Lega Nord ne Itali, Umberto Bossi u eshte rikthyer deklaratave te tij kunder emigranteve qe jetojne ne vendin fqinj.
I pyetur nga mediat mbi iniciativat ne favor te emigranteve, te promovuara nga nje pjese e mazhorances, Bossi eshte shprehur se ata duhet te kthehen ne vendet e origjines.
“Ne i qendrojme besnik idese sone se, emigrantet duhet te kthehen ne shtepite e tyre. Ne Itali nuk ka pune as per ne”, ka deklaruar Bossi.
Ndersa kryetari i Dhomes se Parlamentit italian, Gianfranco Fini ka deklaruar se duhet te punohet mbi nje ligj per nenshtetesine e emigranteve, ndryshe sipas tij Italia do te kete probleme.
“Ne rast te kunder ekziston rreziku per te ndezur minat ne rrugen e shoqerise sone”, eshte shprehur Fini.
Top Channel