Irani, pro bisedimeve per pasurimin e uraniumit
18/11/2009 14:05
Irani eshte gati te rinise bisedimet per ceshtjen e programit berthamor.
Teherani do rinise debatin per pikat e propozuara ne marreveshjen qe parashikon pasurimin e uraniumit ne France e Rusi. Lajmin e ben te ditur ministri i Jashtem, Manouchehr Mottaki. Ai ka kerkuar qe furnizimi me uranium te pasuruar te vije gradualisht.
Ky eshte nje sinjal pozitiv pas pergjigjes negative qe i kishte dhene ditet e shkuara Teherani propozimit te bere nga nderkombetaret. Nese dokumenti miratohet perfundimisht, atehere kriza qe mban te bllokuara marredheniet mes vendit islamik dhe nderkombetareve, do te merrte fund pas shume viteve.
Top Channel