Irak, zv/kryeministri bllokon ligjin elektoral
18/11/2009 13:50
Krize politike ne Irak ku mosmarreveshjet brenda qeverise kane bllokuar ligjin elektoral.
Eshte zv/kryeministri Tarek al Hashimi, pjesetar i pakices sunite, ai qe ka vendosur veton ndaj ligjit, duke futur ne nje rruge pa krye qeverine e Bagdadit. Sipas tij, pikat qe flasin per votimin e zgjedhesve jashte vendit jane te papershtatshme.
Ligji elektoral po has prej kohesh ne pengesa te medha, pasi vetem nje jave me pare u miratua nga parlamenti pas shume debateve. Ky ligj parashikohet te aplikohet per zgjedhjet politike te parashikuara ne muajin janar.
Top Channel