Bukuria e ministrit te Jashtem britanik, David Miliband duket se ka ndikuar tek sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ish-zonja e pare ne SHBA ka bere nje lume komplimentesh per kolegun e saj aq sa revista “American Vogue”, qe po e intervistonte, hodhi hipotezen se 62-vjecares i ka rene ne koke per shefin e diplomacise angleze.
“Eh, nese do ta shihnit do te humbnit koken per te. Dua te them, eshte kaq i bukur, i gjalle, mahnites dhe inteligjent”, eshte shprehur Hillary.
“Eshte me te vertete nje tip i zoti dhe eshte kaq i ri”, ka shtuar ajo.
Sipas shtypit britanik, Miliband nuk konsiderohet si nje “vjedhes zemrash”.
Megjithate ai ia ka kthyer komplimentin ne distance duke i thene koleges amerikane se “eshte e kendshme ne bisedat koke me koke”.
“Eshte nje person i qeshur qe i qendron shakase dhe ka edhe pikepamjet e veta”, shtoi Miliband.
Top Channel