Guantanamo nuk do te mbyllet ne janar

18/11/2009 16:20

Burgu famekeq i Guantanamos nuk do te mbyllet ne janar te vitit 2010, ashtu sic ishte paralajmeruar nga administrata amerikane.

Lajmin e ka bere te ditur vete presidenti amerikan Barack Obama, ne nje interviste per “Fox News”, gjate te ciles nuk ka dhene nje date per mbylljen.

“Shtyrja e mbylljes vjen si pasoje e veshtiresive teknike per te transferuar te burgosurit. Mbyllja e struktures eshte teknikisht e veshtire”, ka pohuar Obama.

Ndersa lidhur me situaten ne Lindjen e Mesme, presidenti ka vleresuar se vendimi i Izraelit per kolonite acaron palestinezet ne nje menyre qe mund te jete shume e rrezikshme.

“Situata ne Lindjen e Mesme eshte shume e veshtire dhe une vazhdimisht kam thene se siguria e Izraelit eshte ne interesin kombetar te Shteteve te Bashkuara”, ka deklaruar Obama.

“Ndertimi i vendbanimeve te reja nuk kontribuon ne sigurine e Izraelit dhe veshtireson bashkejetesen me fqinjet”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA