Per t’i dhene fund konfliktit te pergjakshem ne Afganistan, ushtria britanike eshte e gatshme te beje kompromis mbi normat morale edhe me talebanet.
Sipas nje urdhri te leshuar nga Londra ditet e fundit, ushtaret britanike duhet te bashkepunojne me talebanet, madje edhe me ata talebane qe i kane lare duart me gjak. Lajmin e ben te ditur tabloidi “Times” qe shton se per gjeneralin Paul Newton, arma me e mire nuk eshte lufta por perdorimi i parave per te vendosur sigurine ne vend.
Gjithashtu, kreret e ushtrise britanike mendojne se menyra me e mire eshte edhe prerja e lidhjeve mes komunitetit e talebaneve. Pak dite me pare shtypi britanik e drejtoi gishtin e akuzes ndaj Italise, duke akuzuar Romen se ka paguar talebanet per t’i dhene fund luftes guerrilase. Qeveria italiane reagoi menjehere duke i konsideruar keto te dhena si false.
Top Channel