
Vazhdojne tensionet mes Peruse dhe Kilit. Dy vendet amerikano-latine prej disa ditesh jane perfshire ne akuza dhe kunderakuza drejtuar njere tjeteres me nje gjuhe te ashper diplomatike.
Kete radhe ishte presidenti peruan, Alan Garcia i cili ka deklaruar se disponon te gjitha mjetet per te hedhur poshte akuzat e Kilit per spiunazh, duke shtuar se te gjitha deklaratat e Kilit ishin trillime dhe rezultat i kompleksit te inferioritetet te udheheqjes kilene.
Dy vendet jane perfshire ne nje incident diplomatik pas pretendimeve te Kilit se ka kapur nje pilot te nje avioni spiunazhi te fqinjit te saj, Peru.
Situata mes Kilit dhe Peruse ka qene disa here prane konfliktit te armatosur. Keshtu ne vitin 1975 Huan Velasko, lideri i majte i asaj kohe ne Peru, beri thirrje per pushtimin e Kilit e cila udhehiqej prej liderit te ekstremit te djathte Augusto Pinocet. Fatmiresisht asnjehere nuk u arrit ne konflikt te armatosur.
Top Channel