
Ish-kandidatja per nenpresidente e Shteteve te Bashkuara, Sarah Palin ka deklaruar se garimi per Shtepine e Bardhe ne vitin 2012, “per momentin nuk eshte ne radarin e saj”.
Por, ne nje interviste per talk show-n e njohur te drejtuar nga Oprah Winfrey, ish-guvernatorja e Alaskes nuk e perjashtoi plotesisht mundesine e kandidimit te saj per presidente.
Zonja Palin, e cila dha doreheqjen nga ky post me heret gjate vitit, aktualisht eshte e angazhuar ne nje tur mediatik per te lancuar kujtimet e saj.
Ajo mbetet ende shume popullore ne radhet e konservatoreve amerikane. Palin u shfaq ne programin popullor te SHBA per te promovuar librin e saj autobiografik prej 413 faqesh, “Going Rogue: An American Life”.
E pyetur per garen per Shtepine e Bardhe ne vitin 2012, ajo tha se aktualisht i ka perqendruar perpjekjet e saj ne zgjedhjet afatmesme qe do te mbahen vitin e ardhshem, ku republikanet synojne te rimarrin avantazhin ndaj demokrateve ne Kongres.
“Jam e perqendruar tek ceshtjet e vitit 2010 dhe po sigurohem qe te kaloj te gjitha pengesat. Nuk e di se cfare do te bej ne vitin 2012. Te garoj per presidente per momentin nuk eshte ne ekranin e radarit tim”, eshte shprehur Palin.
Top Channel