
Lideri shpirteror tibetian, Dalai Lama ka mirepritur deklaratat e presidentit amerikan Barack Obama nga Kina.
“I vleresoj shume fjalet e presidentit Obama mbi ceshtjen e Tibetit, por Shtetet e Bashkuara kane kufizime te forta”, ka deklaruar Dalai Lama.
Lideri shpirteror eshte shprehur se klima ne Kina ka ndryshuar shume ne 60 vitet e fundit dhe sipas tij kjo situate do te vazhdoje.
Presidenti amerikan Barack Obama i kerkoi qeverise se Pekinit qe te rifilloje sa me shpejt dialogun me Dalai Lamen.
Obama i tha homologut kinez Hu Jintao se te drejtat e njeriut vlera universale qe kane te bejne me te gjithe, perfshire pakicat etnike.
Ndersa Jintao ka ana e tij u shpreh se vende si SHBA dhe Kina mund te kene qendrime te ndryshme per disa ceshtje, por eshte e rendesishme qe ato te trajtohen ne menyre konstruktive.
Top Channel