BE: Nuk eshte momenti te njohim Palestinen

17/11/2009 12:30

Per presidencen suedeze te BE nuk do te ishte e matur njohja e shtetit te Palestines ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara.

“Nuk besoj se do ta mbeshtesim kerkesen e palestinezeve per te pasur nje njohje te ketij vendi ne OKB”, ka deklaruar ministri i Jashtem suedez Carl Bildt.

Ndersa shefi i Politikes se Jashtme te BE, Javier Solana eshte shprehur se procesi i njohjes kerkon kohe dhe se duhet te shqyrtohet me qetesi ne momentin e duhur.

Top Channel