Kosova sot zhvilloi sot zgjedhjet per rinovimin e drejtuesve vendore. Por me shume se per rotacionin e pushtetit, zgjedhjet  kane rendesi te madhe per te konfirmuar stabilitetin politik te shtetit te ri i cili mundet te administroje plotesisht procesin.

Por pavaresisht thirrjeve qe politika dhe institucionet nderkombetare i kane bere qytetareve per te marre pjese ne votime, rezultati ka qene i ulet. Megjithate kosovaret deshmuan se jane te afte te realizojne nje proces te qete zgjedhor pavaresisht incidenteve te vogla te verejtura gjate votimit.

Besohet se pjesemarrja ne votime te mos kete qene me e larte se 40 perqind e votuesve, nderkohe qe nga kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne raportimin e ores 15:30 njoftoi se kane marre pjese 32 perqind e zgjedhesve ne votime.

Per incidentet ne qendrat e votimit do te shqyrtohet pasi drejtuesit t’i kene bere ato me shkrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA