Zgjedhjet ne Kosove jane shume te rendesishme per te konfirmuar stabilitetin politik dhe ligjor te shtetit te ri, i cili administron per here te pare plotesisht nje proces zgjedhor. (UPDATE)

Duke iu referuar zhvillimeve te deritanishme, pjesemarrja eshte e ulet dhe parashikohet te arrije ne 40 %. Ndonese jane certifikuar 22 subjekte serbe, pjesemarrja e tyre eshte edhe me e ulet. Procesi i votimit mbyllet ne oren 19:00.

Ne zgjedhjet e para lokale pas shpalljes se pavaresise, kane te drejte vote 1 milion e 563 mije e 741 votues te cilet do te zgjedhin drejtuesit e 36 komunave.

Procesi ne pergjithesi ka ecur korrekt dhe pa incidente serioze. Megjithate partite kane denoncuar disa raste problematike.
LDK gjate dites raportoi disa shkelje teknike. Ne shkollen “Migjeni” ne nje nga qendrat kryesore ne qytetin e Mitrovices eshte kercenuar nga disa persona nje aktivist i LDK-se.

Zyrtaret e shtabit te LDK-se ne kete qytet thane se aktivisti i tyre eshte kercenuar nga militante te PDK-se. Po ashtu edhe zyrtaret e AAK-se ne Mitrovice akuzojne aktivistet e PDK, se po shkaktojne probleme ne qendrat zgjedhore.

Edhe koalicioni i OJQ-ve kosovare “Demokracia ne Veprim” raportoi disa parregullsi, por jo aq te medha sa per te ndikuar ne procesin zgjedhor. Kjo organizate permes nje konference per shtyp njoftoi se ka patur votime familjare, mungese te kutive te votimit dhe hapje me vonese te disa qendrave te votimit ne Prizren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA