Vijon procesi i votimit ne Kosove per te zgjedhur drejtuesit e ardhshem vendore.

Por me shume se per rotacionin e pushtetit, zgjedhjet kane nje rendesi te madhe per te konfirmuar stabilitetin politik dhe ligjor te shtetit te ri, i cili administron per here te pare plotesisht nje proces zgjedhor

Sipas gazetareve te Top Channel ne Kosove nuk raportohet per probleme te renda , nderkohe shqetesues eshte fakti i mungeses se serbeve ne zgjedhje. Keshtu ne Zubin Potok dhe Leposavic serbet atje nuk kane mundur te votojne.

Votimi ne pergjithesi po ecen mire, dhe sipas koalicionit te  OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, procesi eshte i rregullt, te pakten deri ne oren 14:00.

Nuk ka patur as ankesa te forta nga drejtuesit e partive politike per incidente problematike.

Nderkohe vihet re nje pjesemarrje e ulet e qytetareve. Ashtu sikurse ne zgjedhjet e fundit te 2007, ku u pa nje pjesemarrje totale ne 40 perqind edhe kesaj radhe shifrat nuk jane entuziaste.

Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, deri ne oren 11:30 kane marre pjese 15 perqind e votuesve, ndersa sipas te dhenave te “Demokracise ne Veprim” deri ne oren 14:00 numri eshte rritur ne 20 perqind.

Top Channel