Uashingtoni serish presion ndaj Karzait

15/11/2009 15:15

Vazhdon presioni amerikan kundrejt presidentit afgan, Hamid Karzai ne lidhje me impenjimet e tij ne luften kunder korrupsionit dhe terrorizmit.

Presidenti Karzai ka marre nje paralajmerim te terthorte prej Sekretares se Shtetit, Hillari Klinton e cila ne nje interviste per televizionin ABC, ka kerkuar me shume pune ne dy drejtime, luften ndaj korrupsionit dhe terrorizmit.

“Duhet te beje me shume ( Karzai ). Kemi derguar nje mesazh e qarte, tashme qe zgjedhjet jane pas kraheve duhet provuar qe qeveria do t’i pergjigjet nevojave te popullit afgan. Lufta kunder korrupsionit nuk eshte ne nivelet e duhura dhe kerkohet me shume perpjekje dhe bashkepunim ne luften kunder terrorizmit”, eshte shprehur Klinton.

Top Channel