
Gracanica, Kokoti dhe Ranilluku jane komunat e reja me shumice serbe qe pritet t’i shtohen Kosoves pas zgjedhjeve te 15 nentorit.
Ministri kosovar i Pushtetit Lokal, Sadri Ferhati vlereson se Beogradi ka deshtuar ne thirrjen drejtuar serbeve per t’i bojkotuar votimet e 15 nentorit.
“Edhe perkunder thirrjes se Berogradit per bojkot shihet se numri i serbeve e kane marre fatin ne duart e veta dhe do te dalin ne zgjedhje. Kjo do te jete per here te pare ku do te kete nje numer te konsiderueshem. Deri tani me keqardhje mund te them se sa here qe Beogradi ka thirrur per bojkot, zgjedhjet jane bojkotuar vazhdimisht, por kete here nuk do te ndodhe keshtu”, eshte shprehur Ferhati.
Megjithese qeveria e Serbise nuk e pranon procesin e decentralizimit brenda pakos se Ahtisarit, komunat e reja me shumice serbe kane nje fushe te gjere kompetencash, nje autonomi te fuqishme si dhe kane te drejten e bashkepunimit te vecante me qeverine e Serbise ne fushen e investimeve dhe marrjes se donacioneve.
“Komunat jane te detyruara qe paraprakisht te informojne ministrine dhe kjo e fundit te jape nje pajtueshmeri per bashkepunimin. Ndersa ministria do te jete e vemendshme qe i gjithe bashkepunimi duhet te behet ne kompetencat dhe fushat qe komunat jane kompetente”, theksoi Ferhati.
Plani “Ahtisari” parashikon edhe krijimin e komunes se veriut te Mitrovices, por atje institucionet kosovare dhe ato nderkombetare kane deshtuar ne zbatimin e decentralizimit per shkak te pranise se strukturave paralele.
Shefi i zyres civile nderkombetare kishte deklaruar se gjashte muaj pas votimeve te 15 nentorit do te organizohen votime ne veriun e Mitrovices e cila pastaj do te jete komune me vete.
Por ministri Ferhati nuk eshte i sigurte se kjo do te ndodhe.
Sipas tij, duket se krijimi i komunes se veriut do te marre me shume kohe nga sa ishte menduar per shkak se serbet atje jane me te ndikuar nga politika e Berogradit.
Top Channel