Irani: Do te kemi raketa edhe pa ndihmen e Rusise

15/11/2009 16:55

Megjithe rivendosjen e sanksioneve prej SHBA-se dhe thirrjeve te Rusise per sanksione te reja, Irani duket i vendosur ne planet e tij ushtarake.

Keshtu, kreu i komisionit parlamentar te puneve te Jashtme ne Iran, Aladin Boroujerdi eshte shprehur se edhe pa mbeshtetjen e Moskes, Irani do te jete ne gjendje shume shpejt te prodhoje nje sistem raketor mbrojtes mjaft te avancuar.

“Irani nuk eshte vend qe ndalet perpara mungeses se bashkepunimit te nje vendi tjeter”, eshte shprehur Boroujerdi.

Deklarata e kreut te komisionit te Jashtem parlamentar iranian ka ardhur pas terheqjes se Moskes prej marreveshjes per raketat S-300.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA