Qeveria kosovare po shqyrton mundesine e hapjes se Ministrise se Integrimit, duke pare angazhimet e shumta ne procesin e integrimit ne strukturat evropiane.

Lajmin e ka bere te ditur zevendeskryeministri Hajredin Kuci, i cili ka theksuar se pritet qe ne vitin 2010 kjo ministri te nise punen e saj.

“Kryeministri, ne kuader te angazhimeve ne fushen e integrimeve evropiane, ka vendosur qe te themelohet nje ministri e posacme. Mendoj se vendimi do te merret sa me shpejt te jete e mundur”, ka deklaruar Kuci.

Persa i perket liberalizimit te vizave, Kuci ka nenvizuar se duhet nje angazhim me i madh i institucioneve te vendit, por ka shprehur bindjen se krijimi i ministrise se re do ta lehtesoje kete proces.

Top Channel