Irani, uraniumi mund te dergohet ne Turqi

14/11/2009 10:05

Turqia dhe ANEB kane konfirmuar lajmin se po diskutojne nje propozim per t’i lejuar Iranit te dergoje nje pjese te uraniumit te pasururar ne Turqi.

Irani ndodhet nen presionin e nderkombetareve per te pranuar nje marreveshje qe parashikon dergimin e uraniumit te pasuruar jashte vendit.

Por deri tani Teherani i ka refuzuar ofertat e Frances dhe Rusise per te bere nje veprim te tille dhe insiston se programi i tij berthamor ka qellime paqesore.

Por Shtetet e Bashkuara dhe BE deklarojne se me pasurimin e uraniumit Irani mund te ndertoje bomben berthamore.

Shpejtesia permes te ciles Irani dhe Turqia kane rregulluar marredheniet ka shkaktuar pakenaqesi tek aleatet perendimor te Ankarase.

Gjithashtu, takimi i ngrohte mes presidentit iranian Ahmadinejad dhe kryeministrit turk Erdogan i ka “thyer zemren” Uashingtonit.

Top Channel