
Te pakten shtate persona jane vrare dhe shume te tjere jane plagosur kur nje tren ekspres eshte perplasur ne afersi te qytetit indian te Jaipurit.
Te 15 vagonat e trenit, qe udhetonte mes Jodhpurit dhe Delhit, dolen nga binaret, bejne te ditur agjencite nderkombetare te lajmeve.
Skuadrat e shpetimit po perdorin prerese metalesh per te nxjerre pasagjeret e bllokuar ne vagonet e permbysur.
Rrjeti i gjere hekurudhor ne Indi perdoret nga disa milione persona ne dite, por ka nje sistem sigurie mjaft te dobet.
Javen e kaluar 14 persona humben jeten kur nje tren pasagjeresh u perplas me nje kamion ne Utar Pradesh.
Ndersa ne tetor dy trene pasagjeresh u perplasen me njeri-tjetrin ne afersi te qytetit te Mathures, ne veri te Indise, duke shkaktuar vdekjen e 22 personave.
Top Channel