Thaci: 15 nentori, shembull i organizimit
13/11/2009 13:45
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka dhene edhe njehere garancine e tij se zgjedhjet e 15 nentorit do te jene shembull i organizimit dhe demokracise.
Duke folur ne mbledhjen e qeverise se tij, Thaci ka theksuar se institucionet e Kosoves dhe KQZ-ja i kane bere te gjitha pergatitjet ne menyre qe procesi te shkoje ne menyren e duhur.
Me tej, Thaci e ka vleresuar si “normale” klimen elektorale qe ekziston ne Kosove ne prag te zgjedhjeve.
Ndersa zevendeskryeministri Hajredin Kuci ka denuar sulmin me arme ndaj kandidatit te AAK-se per Mitrovicen, Hysen Ahmeti dhe ka premtuar se pergjegjesit do te dalin para drejtesise.
Top Channel