
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka denuar sulmin e djeshem ndaj kandidatit te AAK per Mitrovicen, Hysni Ahmeti, ndaj makines se te cilit u qellua me arme zjarri.
Permes nje komunikate per shtyp, Sejdiu e ka cilesuar ngjarjen si nje akt te shembuar qe nuk i ben mire Kosoves dhe procesit te saj zgjedhor.
“Ky akt eshte nje perpjekje per te njollosur procesin e mire parazgjedhor qe kane zhvilluar partite politike, kandidatet dhe te gjithe qytetaret e Kosoves”, eshte shprehur Sejdiu.
Reagime kane ardhur edhe nga vete AAK, qe e ka vleresuar ngjarjen si “nje akt kriminal” dhe ka kerkuar kapjen dhe ndeshkimin e autoreve.
“Pa paragjykuar motivet apo autoret e kesaj tentative vrasjeje, e denojme fuqishem kete akt kriminal dhe iu bejme thirrje organeve te rendit qe te kapin sa me shpejte autoret dhe t’i nxjerrin para drejtesise”, thuhet ne reagimin e AAK
Top Channel