
Partite kosovare i kane dhene gjate nates se djeshme fund fushates elektorale per zgjedhjet lokale te 15 nentorit.
AKR e mbylli fushaten e saj me nje miting ne qendren e Prishtines, te shoqeruar me fishekzjarre dhe muzike. Kryetari i kesaj partie Behxhet Pacolli i ka bere thirrje simpatizanteve qe te votojne per ndryshimin.
Ndersa kandidati i kesaj partie per Prishtinen, Vegim Gashi ka premtuar zhvillimin e kryeqytetit.
“Ne nuk do te lejojme qe te mungoje zhvillimi, nuk do lejojme qe Kosova te mbetet nje ishull i mungeses se zhvillimit”, ka deklaruar ai.
Edhe LDK mbylli fushaten e saj, me nje apel te kandidatit Isa Mustafa kunder qeverise se drejtuar nga Hashim Thaci.
“Kete shtet nuk mund ta rrezikojne dhe devijojne per interesa te individeve. Ne kete shtet do ta zhvillojme me modelet me te mira evropiane”, ka deklaruar Mustafa, i cili ka kerkuar nje mandat te dyte per te qeverisur Prishtinen.
Ndersa kandidati i PDK, Astrit Salihu zhvilloi nje takim me perfaqesues te biznesit, te cilet i ka garantuar se ka nje strategji te posacme per zhvillimin e tij.
Top Channel