
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka vleresuar se zgjedhjet lokale te 15 nentorit kane nje rendesi te vecante per Kosoven, pasi shteti i ri duhet te tregoje se eshte gati te mbaje zgjedhje te lira.
Ne nje interviste ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Sejdiu ka vleresuar kulturen qe kane treguar qytetaret e Kosoves gjate fushates elektorale.
“Eshte nje proces i rendesishem per vendin dhe qytetaret. Jane zgjedhjet e para pas pavaresise dhe eshte nje gatishmeri per demonstrimin e energjise sone per te mbajtur zgjedhje te lira. Mendoj se ka qene nje interesim i madh i qytetareve per te qene nje arterie e rendesishme ne proces, qofte ne fushate, qofte ne pjesen tjeter qe quhet kulture e fushates”, ka deklaruar Sejdiu.
Edhe pse nuk ka dashur te politizoje viziten e ish-presidentit amerikan Bill Clinton ne Prishtine, Sejdiu ka vleresuar se deklaratat e “mikut” te Prishtines ishin mjaft te qarta.
“Viziten e Clinton nuk e lidh me fushaten. Ne patem shansin qe te jemi nje vend qe ka nje mik si Bill Clinton. Ai eshte udheheqesi i nje vendi qe ka mbajtur barren kryesore per nderhyrjen ushtarake dhe njerezore per te shpetuar Kosoven. Megjithate, adresimet e Clinton ishin shume te qarta. Ne fjalimet qe ai mbajti ne Parlament dha mesazhe te rendesishme per ne si institucione, duke vleresuar punen por dhe duke nxitur ato per te forcuar demokracine”, ka pohuar Sejdiu.
Sipas tij, pjesa me e rendesishme e procesit zgjedhor te 15 nentorit eshte pjesemarrja e qytetareve, e cila duhet te jete e madhe dhe ne te te marrin pjese edhe banoret serbe te Kosoves.
“Une them se kryesorja per te gjithe ne eshte te kapercejme nje test te rendesishem te demokracise. Gjithashtu, duhet te ballafaqohemi me nje fenomen qe e kemi hasur dhe ne te kaluaren, qe pjesemarrja ne zgjedhje te jete sa me e madhe. Presim qe ne zgjedhje te dalin edhe serbet, pasi per ta jane krijuar kondita te mira. Ata duhet te tregohen te pergjegjshem”, ka nenvizuar Sejdiu.
Me tej, i pyetur per koalicionin me PDK-ne, presidenti ka deklaruar se aleanca mes dy partive ka qene e suksesshme dhe se ne bashkepunim me misionet nderkombetare jane arritur disa objektiva, ndonese mbeten ende shume pengesa per t’u kaluar.
“Une vleresoj punen e perbashket te dy partive ne koalicion dhe punen e perbashket me partnere te tjere. Ka investime te mira te qeverise se Kosoves me EULEX-in ne kthimin e te zhvendosurve, por edhe ne luften kunder krimit ekonomik. EULEX eshte teper i angazhuar. Mendoj se ka nje progres”, ka shtuar Sejdiu.
Top Channel