
Mund te thuhet me plot gojen se manjati i mediave Rupert Murdock ka hyre ne nje beteje te ashper me boten virtuale nga e cila nuk dihet nese do dale i paprekur.
Biznesmeni i suksesshem me origjine australiane qe para pak kohesh deklaroi se mediat e tij do lexohen me pagese ne internet, ka shkuar me tej duke kritikuar kompanine Google dhe lexuesit virtuale. Ai eshte shprehur se biznesi i blog-eve dhe faqeve nuk arrin te qendroje ne kembe pasi edhe me te suksesshmit arrijne te fitojne shuma qesharake.
Murdoch shtoi se vizituesit e rastesishem te siteve “search people” jane perdorues pak te besueshem qe prodhojne trafik por nuk behen lexues besnike. Google ka reaguar menjehere duke thene se Murdoch mund te largohet nga sherbimi “Google News” nese deshiron. Ndoshta Murdoch ka nuhatje te sakte ne nje fare menyre pasi rrjetet sociale si Twitter e Facebook po behen konkurrente te Google ne fushen e lajmeve.
Faktet flasin se Twitter arrin te jape informacion te shkurter dhe te sakte me 140 karaktere, gje te cilen Google e ben me te detajuar, duke ua marre ne nje fare menyre mediave boterore. Me pak fjale kjo eshte nje perplasje gjigandesh pasi Google nuk deshiron ne asnje menyre te njollose imazhin, duke theksuar se te gjithe botuesit kane te drejten e tyre per te kerkuar qe produktet e tyre te mos shfaqen ne motorin e kerkimit.
Nderkohe, zera te ndryshem thone se me kete deklarate, Murdock po perpiqet te binde Google te paguaje per gazeten e tij online “Wall Street Journal”. Ka te tjere qe mendojne se manjati eshte i pakenaqur nga struktura aktuale ne internet duke kerkuar mbeshtetjen e rrjeteve sociale.
Por ky eshte vetem akti i pare i nje perplasjeje te madhe qe mund te shkaktoje nje shperthim atomik sepse pas 10 vjetesh Google shihet si dominante ndaj te gjitha mediave. Shkak eshte bere YouTube qe kontrollohet pikerisht nga kjo kompani dhe qe shihet si sfiduesi kryesor i televizionit por edhe i mediave ne pergjithesi.
Top Channel