Sulmohet me arme zjarri kandidati i AAK-se per kryetar te Mitrovices Hysni Ahmeti.

Zedhenesi i Policise se Kosoves per rajonin e Mitrovices, Besim Hoti tha se ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00, kur zoti Ahmeti ishte duke levizur me automjetin e tij  ne qytetin e Mitrovices, tek varrezat ortodokse.

I kontaktuar ne telefone nga Top Channel, Ahmeti tha se ka qene duke shkuar ne nje takim elektoral me biznesmene kur ka degjuar bresheri plumbash ne krahun e kundert te shoferit.

Ahmeti tha se qe nga fillimi i fushates elektorale eshte kercenuar vazhdimisht nga persona te panjohur, por sic tha ai nuk i ka marre asnjehere seriozisht, ndersa kercenime nepermjet telefonit kishte marre edhe mbreme.

Top Channel