Kreu i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj ka dhene nje interviste ne “Top Story” ku ka ritheksuar besimin qe ka tek populli i Kosoves per zgjedhjet lokale te 15 nentorit.

“Ne i ofrohemi votuesit kosovar me njerezit e besuar dhe shpresojme te marrim besimin ne keto zgjedhje”, tha Haradinaj, duke shtuar se qeveria e drejtuar nga Hashim Thaci ka deshtuar ne misionin e saj. “KE na beri disa verrejtje serioze per korrupsionin, krimin e organizuar, drejtesine e ekonomine. Qeverisja ne vend ka dale nga binaret dhe ka nje drejtim te gabuar. Praktikat negative vetem sa po rriten. Berja e politikes tone eshte shume dinamike dhe qytetaret jane duke e shprehur shqetesimin per drejtimin e qeverise. Ata jane duke e rritur besimin per nje vizion qeverises qe ne e kemi ne aleance dhe kjo do te duket ne 15 nentor”, shtoi ish komandanti i UCK-se.

Sipas Haradinajt, gjendja ekonomike dhe mungesa e vendeve te punes eshte problemi me serioz ne Kosove. “Qeverisja qendroje dhe lokale duhet t’i ofroje kushte qytetareve per te permiresuar jeten dhe per t’u punesuar. Ekonomia eshte problemi kyc i yni, por edhe arsimi e infrastruktura. Qeveria e Kosoves nuk ka pasur nje plan per veriun e vendit. Mungesa e planit tone ka sjelle plane te tjera te nderkombetareve dhe tashme nuk kemi rolin e duhur, pasi nuk eshte vendosur rendi dhe ligji dhe nuk eshte vene ne funksionim rendi doganor”, nenvizoi kreu i AAK-se.

Haradinaj tha gjithashtu se ne veri ndikimi i Beogradit eshte ende i madh dhe pjesemarrja e serbeve ne zgjedhje do jete e ulet. Ne lidhje me ringritjen e AAK-se pas shpalljes i pafajshem ne Hage, Haradinaj deklaroi: “Ne kemi punuar qe nga kthimi im dhe kemi zhvilluar strukturat e partise. I kemi dhene 32 komunave te Kosoves planet tona te qeverisjes komunale e njerez serioze. Ju siguroj se nje drejtim politik yni eshte duke u pranuar nga qytetaret e vendit”. Persa i perket marredhenieve me nderkombetaret, Haradinaj theksoi se me perfundimin e gjyqit gjithcka po shkon normalisht dhe marredheniet jane normalizuar.

Top Channel