AAK ka hedhur poshte akuzat se incidenti ndaj kryeministrit Thaci ne Decan u prodhua prej simpatizanteve te saj.

Ajo e denoi incidentin por tha se shkak kishte qene regaimi i shoqeruesve te kryeministrit, te cilet ushtruan dhune ndaj disa te rinjve qe hodhen parrulla kunder qeverise.

“Denojme aktin por nuk pranojem fajesine. Ato qe kemi pare kane qene pamje tmerruese ku perpara femijeve kane dale njerez te armatosur dhe kane kthyer tytat ndaj qytetareve te Kosoves”, ka deklaruar Burim Ramadani, sekretar i pergjithshem i AAK-se.

Verisioni i kesaj partie eshte se tre gjimnaziste kishin bertitur emrin e AAK-se dhe me pas jane rrahur nga truprojat e kryeministrit Thaci.

Ndaj ngjarjes ka reaguar edhe presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i cili ka theksuar se shpreson qe te behet fjale per nje incident te izoluar.

“Deshiroj ta shoh si nje incident te izoluar. Mbreme kam bere nje thirrje se edhe aty ku ka tensione, arma me e forte per cdo njeri eshte arsyeja”, ka pohuar Sejdiu.

Ndersa kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi tha se incidenti i djeshem ne Decan ishte nje lajm i keq per Kosoven.

Top Channel