35 mije USD per te vizituar shtepine e Bill Gates
12/11/2009 12:55
A e dini sa kushton qendrimi njeditor ne shtepine e Bill Gates? Nje punonjes i Microsoft fitoi turin ne nje ankand te kompanise dhe per viziten do te paguaje 35 mije dollare.
Cdo vjeshte Microsoft ve ne dispozicion nje seri prodhimesh dhe sherbimesh ne nje ankand bamiresie.
Por ajo qe terheq me shume vemendjen eshte turi ne shtepine e ish-bosit Bill Gates. Vitin e kaluar per shkak te recensionit vizita kushtoi vetem 8 mije dollare.
Shtepia gjigante ndodhet prane liqenit Washington, jo shume larg Seattle. Kush fiton ankandin mund te marre me vete nje grup miqsh. Te gjithe priten nga Bill Gates, i cili pervecse u tregon shtepine u ofron edhe nje dreke te kendshme.
Top Channel