
Organizata terroriste e Al Kaedes e ka cilesuar si nje hero autorin e masakres ne bazen ushtarake amerikane te Teksasit, “Fort Hood”, ku mbeten te vrare 13 persona dhe 30 te tjere u plagosen.
“Autori i masakres ne “Fort Hood” eshte nje hero, sepse asnje mysliman i mire nuk mund t’i sherbeje ushtrise se Shteteve te Bashkuara, te cilat udheheqin nje lufte kunder terrorizmit qe ne te vertete eshte nje lufte ndaj Islamit”, ka deklaruar imami Anwar al Aulaqi.
Autori i masakres, majori Nidal Malik Hasan mund ta kete njohur kete person ne vitin 2001, kur frekuentonte nje xhami ne Virxhinia.
Al Aulaqi, lindur ne Amerike, prej vitit 2002 strehohet ne Jemen dhe konsiderohet nga sherbimet sekrete nderkombetare si i lidhur ngushte me Al Kaeden.
Top Channel