Iran, ekzekutohen 4 te denuar
08/11/2009 12:20
Irani vazhdon te ekzekutoje te denuar me vdekje, duke injoruar cdo paralejmerim te organizatave humanitare.
Kater persona jane varur ne litar ne provincen e Kermanit ne jug te republikes islamike. Ata ishin denuar me vdekje nga gjykata pasi u shpallen fajtore per trafik droge, veper penale qe merr denimin maksimal nga drejtesia.
Me ekzekutimin e kater trafikaneteve, numri i te denuarve te varur ne litar gjate ketij viti eshte 247, nje me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar.
Top Channel