Kosove, pranga mashtruesit
07/11/2009 11:30
Policia e Kosoves ka arrestuar nje mashtrues qe genjente njerezit duke u premtuar vende pune ne institucionet shteterore ne kembim te shumave te konsiderueshme te parave.
Sipas mediave kosovare, personi ne fjale, emri i te cilit nuk behet i ditur, shtirej sikur ishte djali i presidentit Fatmir Sejdiu dhe premtonte vende pune ne posten e Kosoves.
Gjate marrjes ne pyetje ne stacionin e policise, ai ka pranuar se i ka marre nje personi 3 mije euro ne kembim te premtimit per nje vend pune. Nderkohe, prokuroria ka urdheruar mbajtjen e tij ne qeli.
Top Channel