Kore, gruaja kalon testin e patentes heren e 950-te
07/11/2009 12:45
Nje grua ne Korene e Jugut, e cila eshte perpjekur te kaloje testin me shkrim per te marre patenten, ia ka arritur me ne fund qellimit me heren e 950-te.
Aspirantja per shofere ka shpenzuar me shume se 5 milione uon, ose 4200 dollare taksa aplikimi, por deri me sot kishte deshtuar ne arritjen e 60 pikeve, qe eshte dhe kuota minimale e testit 100 pikesh.
Cha Sa Soon, 68 vjece, me ne fund kaloi testin duke arritur 60 piket e nevojshme.
Policia koreane thote se ajo e ka provuar testin qindra here, por nuk ka saktesuar sa. Ndersa mediat lokale thone se Cha e ka bere ate plot 950 here.
Top Channel