Per te luftuar emergjencen e SIDA-s dhe boom-in e shtatzenive ne mosha te reja, qeveria britanike ka ndermarre nje plan te ri shkollor.
Duke filluar nga 2011 do te mesohet edukim seksual edhe per femijet 5 vjec.
Vogelushet duhet te ndjekin ne menyre te detyrueshme edhe kurse per efektet e droges, SIDA-s, shtatzenise dhe marredhenieve sentimentale (edhe homoseksuale).
“Shkollat jane te lira te mesojne ato qe besojne, sipas principeve te fese se tyre, si pershembull qe femijet nuk duhet te kene marredhenie seksuale jashte martese. Por shkollat nuk mund te refuzojne te japin leksione per kontraceptivet, mbi homoseksualitetin dhe abortin”, eshte shprehur ministri britanik i Arsimit.
Sipas ligjeve aktuale, prinderit kane te drejte te terheqin femijet nga leksionet mbi edukimin seksual deri ne moshen 19-vjecare.
Nderkohe qe ligji i ri parashikon qe te ule moshen deri ne 15 vjec.
Top Channel