Strazburgu: Jo kryqit ne klasat mesimore

03/11/2009 13:05

Prania e kryqit me Krishtin ne klasat shkollore perben nje shkelje nga ana e prinderve ne edukimin e femijeve sipas bindjeve te tyre dhe nje shkelje te lirise se besimit tek nxenesit.

Keshtu ka vendosur sot Gjykata evropiane e te drejtave te njeriut ne Strazburg, per nje ceshtje apeli te bere nga nje shtetase italiane.

Ceshtja ishte ngritur nga Soile Lautsi, shtetase italiane me origjine finlandeze, qe ne vitin 2002 i kishte kerkuar nje instituti ku studionin femijet e saj qe te hiqte kryqin nga klasa.

Apelet e bera prej saj ne gjykatat italiane nuk kishin pasur sukses, por tani duket se gjyqtaret e Strazburgut i kane dhene te drejte.

Keshtu, qeverise italiane do t’i duhet t’i jape gruas nje demshperblim prej 5 mije eurosh, per deme morale.

Top Channel